Tetë kështjella të Disney-t që mund t’i vizitoni në jetën e vërtetë

Harrojeni Princin e Kaltër dhe kafshët që flasin!  Jemi  fokusuar tek ata pallatet madhështorë të Disney-it (dakord, edhe te kafshët që flasin). Ndërsa historitë vetë mund të jenë përralla, del se shumica e kështjellave legjendare në filma janë frymëzuar nga ndërtesa të vërteta. Rijetoni fantazitë e fëmijërisë me këto tetë kështjella magjike të Disney-it,  në të cilat mund të ecni (pse jo edhe të vallëzoni). 

Borëbardha, Kështjella Alcazar, Spanjë 
Kështjella e mbretëreshës së keqe në të parin film të animuar të Disney-it thuhet se është bazuar te kjo fortesë mbresëlënëse në Segovia, që ka formën e një bashi anijeje. E ndërtuar në fillim të shekullit të 12-të, ndërtesa ka qenë një pallat mbretëror, burg, kolegj, akademi ushtarake dhe tani muze. (por neve na pëlqen më shumë për rolin e vet tek filmi klasik i Disney-it)

Tangled: Mont Saint-Michel, Francë
Bazuar në historinë e Rapunzelës, filmi i kohëve të fundit zhvillohet në Mbretërinë e Koronës, një botë e magjepsur frymëzuar nga Mont Saint-Michel në Normandi. Dikur një nga destinacionet më të famshme të pelegrinazhit, ishulli tani është një pikë turistike për abacinë e vjetër, rrugët me kalldrëme dhe pamjet dramatike. Por ç’është kjo për magjiken? Gjiri i Mont Saint-Michel ka dallgët më të larta në Evropë, që e transformon ishullin dy herë në ditë. 

E bukura dhe bisha: Chateau du Chambord, Francë 
Fansat e klasikut të Disney-t ( dhe të të fundit ku interpreton Emma Watson) mund ta vizitojnë frymëzimin e vërtetë të kështjellës së Bishës në Loir-et-Cher, Francë. Një nga animatorët e filmit, Glen Keane, vizitoi vilën për kërkimet dhe e kuptoi menjëherë se ai vend mbresëlënës do të ishte fiks vendi ku kish jetuar Bisha. (orët dhe qirimbajtëset që flasin nuk përfshihen). 

Sirena e Vogël: Kështjella Chillon, Zvicër 
A ju duket kjo vilë në Gjenevë familjare? Ka frymëzuar kështjellën e Princit Erik. Udhëtarët mund ta vizitojnë vilën vetë ose m e një guidë dhe është e mundur të merrni me qira vilën për evenimente private. Sa magjike duhet të jetë të martohesh në një kështjellë të vërtetë të Disney-it? 

Frozen: Hotel de Glace, Kanada 
Pallati i akullt i Elsës është frymëzuar nga ky hotel në Kebek, ku klientët mund tëë qëndrojnë në një kështjellë të vërtetë bore dhe akulli. Regjisori i filmit Chris Buck e vizitoi hotelin para pesë vitesh përpara se filmi të dilte, për të bërë pak kërkim, ndaj e dini se ia vlen një vizitë aty.  

Aladini:Taxh Mahal, Indi
Mermeri i bardhë, kopshtet e lulëzuar, frëngjitë me forma të çuditshme…është e lehtë të shohësh sesi pallati i sulltanit është frymëzuar nga ky vend i famshëm. Kjo tërheqje turistike e Agras dhe Trashëgimi e Unesco-s mund të duket si pallat, por në fakt është një mauzole i porositur nga perandori Shah Jahan më 1632-shin për të shoqen, Mumtaz Mahal. 

Hirushja: Kështjella Neuscwanstein, Gjermani 
Ndoshta kështjella më e famshme e Disney-t, shtëpia e Princit të Kaltër është frymëzuar nga kështjella bavareze. Kjo kështjellë përrallash ka frymëzuar gjithashtu banesën e Bukuroshes së Fjetur (edhe parkun e argëtimit të Disney-t). Vizitorët mund të shëtisin kështjellën dhe të mësojnë rreth Mbretit të Çmendur, Ludvigu II i Bavarisë, që e ndërtoi më 1892 –shin si një vendpushim për kompozitorin e tij të famshëm, Richard Wagner.

Brave: Kështjella Dunnotar, Skoci
Nuk është surprizë se ky film i preferuar rreth princeshës rebele skoceze e merr frymëzimin nga peizazhi i vetë vendit. Kështjella e familjes DunBroch është bazuar në Dunnottar, një strukturë guri e magjishme që ka hyrë në histori dhe që qëndron në mënyrë dramatike mbi shkëmb buzë detit. 

 

Share With:
Translate »
2304 Views