Çifti i famshëm bëhen prindër për herë të parë

Dy yjet e WWE, Brie Bella dhe bashkëshorti  i saj Daniel Bryan janë bërë për herë parë më fëmijë. Bella ka sjellë në jetë një vajzë ditën e martë dhe ia ka vendosur emrin Birdie Joe Danielson.

“Nuk ka asnjë ndjenjë më të bukur në botë sesa të sjellësh në jetë një fëmijë. Nuk mund ta shpreh dot gëzimin dhe dashurinë që unë dhe Bryan ndjejmë,”-ka thënë Brie për E!. “Tashmë ne e dimë se çfarë duan të thonë prindërit kur flasin për dashurinë që ndjejnë kur kanë në krahë fëmijët e tyre.”

Kjo deklaratë erdhi disa ditë pasi u zbulua se 33-vjeçarja ishte shtruar në spital pasi foshnja e palindur akoma kishte probleme me frymëmarrjen.

 

Share With:
Translate »
3275 Views