Njihuni me gruan humane që rriti më shumë se 630 fëmijë

Raelene MacDowell dhe bashkëshorti  i saj Ted kanë filluar të kujdesen për fëmijët që nga viti 1978 dhe sot numërojnë 630 fëmijë nën kujdesin e tyre.

Çifti nga California  u martuan në 1964 dhe kishin tre fëmijë të tyre. Më vonë vendosën që të bëheshin prindër birësues.

72-vjeçarja kishte ëndërruar që të kujdesej për fëmijët jetimë që kur ishte e vogël dhe burri i saj kishte rënë dakort me vendimin e saj.

Raelene dhe Ted thanë se fëmijët për të cilët janë kujdesur kanë lindur nga nëna që janë përdoruese të drogës ose janë viktima të abuzimit. Fëmijët do të qëndronin nën kujdesin e tyre për disa ditë ose disa vjet përpara se të vendosej një plan i përhershëm për ta, ndërkohë që nënat e tyre biologjike i nënshtroheshin kujdesit mjeksor.

Çifti tashmë ka 10 fëmjë, shtatë prej të cilëve janë të birësuar, kanë 28 nipër e mbesa dhe pesë stërnipër.

 

Share With:
Translate »
669 Views