Çifti i famshëm në pritje të fëmijës së dytë

Beahti Prinsloo është në pritje të fëmijës së dytë edhe pse ka kaluar më pak se një vit që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Modelja e “Victoria’s Secret” ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit, ditën e mërkurë, për të zbuluar se ajo dhe vokalisti i “Maroon 5”, Adam Levine, do të bëhen prindër për herë të dytë.

Duke pozuar me një palë bikini që tregonin barkun e saj të fryrë, bukuroshja afrikano-jugore ka shkruar bashkangjitur postimit të saj: “Raundi 2”.

Çifti ka mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së parë, Dusty Rose thuajse një vit më parë, në shtator 2016.

Share With:
Translate »
719 Views