Çifti i njohur i “Frozen” bëhen prindër për herë të parë

Aktori 37-vjeçar i “X-Men” Shawn Ashmore dhe bashkëshortja e tij Dana kanë mirëpritur në jetë një djalë gjatë kësaj jave, këtë lajm çifti e bëri të ditur përmes Instagramit. “Nuk mund të bija më shumë në dashuri se sa me djalin tim dhe me gruan time të mrekullueshme”, ka shkruar aktori nën një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Shawn dhe Dana u martuan në vitin 2012 pas takimit të tyre gjatë xhirimeve të “Frozen” në vitin 2010. Deri tani, emri i foshnjës dhe detaje të tjera në lidhje me të, nuk janë bërë publike.

Share With:
Translate »
998 Views