Çifti kërkoi një djalë në çdo kishë që vizitoi, kur humbën shpresën ndodhi e paimagjinueshmja

Një çift i martuar në vitin 2015, kërkonin me domosdo që të bëheshin prindër, por fati u kishte rezervuar një test të vështirë.

Steve dhe Greisse janë dy kolumbianë që në mënyrë të dëshpëruar kërkonin çdo mënyrë për t’u bërë prindër, por pavarësisht të gjitha përpjekjeve nuk patën sukses.

Greisse u shpreh:

Çdo muaj ishte një zhgënjim kur shikonim përgjigjen negative. Burri im vendosi që të ndërmerrnim një udhëtim në Europë për t’u çlodhur nga stresi dhe kështu do përpiqeshim që të rifitonim besimin e njëri-tjetrit, pasi kemi pasur vazhdimisht debate.”

Në udhëtimin e tyre nëpërmjet Parisit, Romës, Kroacisë, Turqisë dhe Greqisë, çifti, i cili është shumë besimtar, kërkoi një djalë në çdo kishë që frekuentuan.

Kur arritën në Turqi, një udhërrëfyes i mori për të parë Shtëpinë e Virgjëreshës Mari në Efes.

Me të hyrë në atë shtëpi të vogël dhe shumë të ngushtë, sytë iu mbushën me lot.

Gruaja vazhdon:

Nuk mund të ndalesha së qari. Ndjeva një trishtim aq të thellë dhe nuk ndihesha e denjë për të qenë atje. Ishte një ndjenjë shumë e çuditshme por në të njëjtën kohë bukur. Atje në atë shtëpi, ndezëm një qiri së bashku si një veprim për të nderuar Virgjëreshën Mari, duke i kërkuar asaj gëzimin e të qenit një nënë ashtu siç ajo ishte.”

Kur turneu përfundoi, çifti u vizitua nga prindërit e Greisse dhe pikërisht atë natë gruaja pa ëndrrën më të çuditshme.

E lumtur dhe duke mos e besuar, muajin e ardhshëm Greisse nuk i erdhën periodat, por sërish testi ishte negativ.

Megjithatë, pas disa muajsh Greisse pa sërish të njëjtën ëndërr, ku një grua i thoshte që ishte shtatzënë dhe gruaja të nesërmen që bëri testin zbuloi që ishte shtatzënë.

Çifti tani po përgatitet për pritjen e fëmijës së tyre, të cilin do ta quajnë Gabriel.

Share With:
Translate »
692 Views