Çiftit nuk po i realizohet ëndrra më e madhe/ ja ç’po bëjnë Kivanç e gruaja e tij për t’u bërë me një fëmijë

Para dy vitesh një ndër aktorët më të talentuar e të dashur për publikun shqiptar do të lidhte kurorë në idtën e të dashuruarve në Paris, kryeqytetin e dashurisë. Kivanc Tatlitug pas dy vitesh lidhje me stilisten Basak Dizer vendosi t’i jepte fund beqarisë “duke thyer” kështu shumë zemra. E tani pas dy vitesh aktori 35-vjeçar Kivanc Tatlitug dhe bashkëshortja e tij duket se duan ta kalojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër stad. Dëshira e tyre për të zgjeruar familjen e tyre të vogël është shumë e madhe, por ëndrra për të pasur një fëmijë nuk po shkon siç çifti dëshiron. Megjithatë çifti nuk i ka humbur shpresat në asnjë moment ndaj dhe Kivanç ka vendosur që bashkë me gruan e tij të shkojnë në Amerikë dhe të marrin përkujdesje nga spitalet dhe doktorët më të mirë. Janë optimist për këtë situatë dhe besojnë se me ndihmën e mjekëve atje, dëshirën e tyre dhe vullnetin e zotit do t’ja dalin mbanë!

Share With:
Translate »
668 Views