E fshehta që mbulon çifti mbretëror. Flet babai i Meghan: “Më ka përzënë nga jeta e saj, ndihem i shkatërruar”

Thomas Markle flet për marrëdhënien e tensionuar me vajzën Meghan, Dukeshën e Sussex dhe Princin Harry.

Ish-drejtori i ndriçimit foli në një intervistë për “Daily Mail” të dielën, ku tregoi hapur atë që po ndodh me të bijën dhe bashkëshortin e saj.

“Më kanë larguar dhe nuk mund të rri në heshtje. Kam bërë dhjetëra përpjekje për t’u lidhur me vajzën time nëpërmjet mesazheve dhe letrave, por ajo dhe Harry kanë vendosur një mur heshtjeje. Ata kanë bërë atë që më kanë thënë dikur të mos bëj, ata janë duke besuar gjithçka negative që është shkruar për mua. Kështu që unë po u drejtohem përsëri, që të përpiqen të korrigjojnë gënjeshtrat dhe të nxjerrin të vërtetën”, u shpreh ai.

Ai tregoi më tej se ndihej i lënduar që marrëdhënia mes tyre ka marrë këtë kthesë.

“Të gjithë thonë, pse nuk e mbyll gojën? Meghan nuk mund të flasë me mua, sepse unë do të nxjerr sekrete. Por këto janë gjepura. Jam akuzuar për çdo gjë të tmerrshme që mund të mendoni. Në një revistë kishin shkruar një histori të tmerrshme rreth Princit Charles pranë një historie për mua. Por askush nuk po e shmang Princin Charles. Jam i lënduar nga ajo që ka ndodhur, por nuk do të rri në heshtje”, u shpreh Thomas Markle.

Ai shtoi më tej se e do Meghan me gjithë zemër:

“E dua tani dhe gjithmonë. Dua që ajo dhe Harry të kenë një fëmijë të shëndetshëm e të bukur dhe një jetë të mrekullueshme. Por dua që të ndalojnë së besuari gënjeshtrat”.

Thomas ndau edhe disa kartolina që Meghan kishte shkëmbyer me të për festat ndër vite, ku shpreh dashurinë për të atin. Kujtojmë se ai nuk ishte i pranishëm në dasmën e të bijës më 19 maj, për shkak të një ndërhyrjeje në zemër.

Share With:
Translate »
670 Views