Kush organizoi “baby shower” më të bukur, Kylie apo Kim Kardashian?

Ndonëse nuk e ka konfirmuar ende shtatzëninë e saj, kjo nuk e ka penguar Kylie Jenner që të organizojë baby shower-in për bebin që pritet të vijë së shpejti në jetë.

Falë dekorit, ne mësuam edhe gjininë e bebit, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe: 20-vjeçarja është në pritje të një vajze. Tema e “baby shower-it” ka qenë “pijamas party” (festë me pizhama), e ngjashme me atë që ka organizuar Kim Kardashian për Saint në 2015. Burime për DailyMail shkruajnë se Kylie po e planifikonte shumë kohë më parë, ndryshe nga motra e saj Kim e cila e organizoi gjithçka brenda pak ditësh. Gjithçka rozë dhe bardhë, me pizhama që bukuroshja 20-vjeçare ua jepte të ftuarve në hyrje.

Kylie është përpjekur që të qëndrojë jashtë syrit të publikut, nuk dëshiron të fotografohet, nuk shkon në kompaninë e saj, punën e bën nga shtëpia, por burime të afërta pranë saj shprehen se ajo është shumë e emocionuar që shumë shprejt do të bëhet nënë.

“Ajo ndihet mirë, por trupi i saj po ndryshon. Nuk dëshiron të fotografohet. Për momentin kërkon shumë intimitet. Është shumë e ngazëllyer për fëmijën. Flet për fëmijën pa ndërprerje”, u shpreh burimi.

 

Share With:
Translate »
708 Views