Deputetja Tatjana Nurçe rrëfen humbjen tragjike të djalit, dhuratë emocionuese Rudinës “Toni 86”

Depuetja e PS, Tatjana Nurçe, e cila humbi djalin në një aksident tragjik ka rrëfyer për ndarjen e dhimbshme të të birit në emisionin “Rudina”. Deputetja shfaqet gjithnjë me rroba të zeza për shkak të dy ngjarjve tragjike në jetën e saj, humbjen e vëllait dhe djalit. Megjithatë ajo sot ka gjetur forcën dhe rrefeu historinë e trishtë të jetës te “Rudina”, duke i dhuruar kësaj të fundit edhe dhurata mjaft emocionuese. “Tony 86’ ishte seti i dhuratave që Tatiana i dha Rudinës, të cilat i përkasin koleksionit të hapur pak kohë më parë me emrin e të birit të ndjerë të deputetes . “Është djali im që sot më shikon nga qellli dhe më thotë: Forca mami”, tha deputetja teksa u fut në studio dhe i dhuroi pakon moderatores. “Toni do të bënte 31 vjeç. Ne Tonin e kujtojmë ndryshe. Si djalin që më ndjek nga mbrapa. Sinqerisht uroj që asnjë nënë mos e ketë këtë fat. Pjesa tjetër, unë do të thoja nuk ka njerëz pa halle. Por ata që nuk kanë halle nuk dinë ti qajnë hallet e të tjerëve. Kjo është edhe arsyeja që unë kandidova si deputete për Lushnjen në PS. Kjo është arsyeja që unë trokas në çdo derë, nuk do ndalem të ngre zërin për fëmijët autikë” është shprehur plot dhimbje

Share With:
Translate »
1078 Views