Çiljeta paska vëllezër, kunata dhe mbesa e nuk e paskemi ditur | Video

Të qenit fëmijë i vetëm do të thotë të mos kesh mundësinë për të gëzuar disa statuse të veçanta që të jep prania e vëllait dhe motrës. Nuk quhesh dot motër/vëlla, nuk quhesh dot hallë/xhaxha, nuk quhesh dot teze/dajë.

Të njëjtën gjë e dinim deri tani edhe për këngëtaren Çiljeta Xhilaga. Si një vajzë e vetme, nuk e mendonim që të gjitha këto statuse ajo i gëzonte. Themi shpesh që atë nuk na e dha fati, na e jep jeta. Kështu ka ndodhur edhe me Çiljetën. Ajo ka lidhje të ngushtë dhe marrëdhënie shumë të mira me kushërinjtë e saj, veçanërisht me dy djemtë e xhaxhait që i quan vëllezër.

 

Ajo ka ndarë disa video dhe foto nga një gëzim familjar ku na njohu dhe me familjen e saj të madhe dhe shkruan: “Zoti nuk me bekoi ne kete jete te kisha nje moter apo nje vella por gjithsesi ndihem e bekuar qe kam dy djem xhaxhai qe gjithmon kane bere rolin e vellait te madh ne jeten time duke me mbrojtur si me te voglen femer te familjes Xhilaga.Jam me fat qe ju kam ????????????????Tani vendin tim e ka zene Fernando i bekuar nga dy kushurirat ne vend te motrave????????????????????????#xhilagafamily” /Kids’ Time/

 

Share With:
Translate »
1825 Views