Moti i keq, makina përplas për vdekje 7-vjeçaren

Një 7-vjeçare gjeti vdekjen pasi një makinë përfundoi në një shtëpi në Cornwall të Britanisë së Madhe.

E mitura besohet se ishte këmbësore dhe u gjend në rrugë në momentin kur makina humbi kontrollin, për shkak të motit të keq.

Ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, pavarësisht mbërritjes së shërbimeve të emergjencës.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Independent”, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30, në Looe, një zonë e cila është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës.

Situata në këtë zonë paraqitet mjaft e rënduar dhe pritet të vijojë e tillë edhe gjatë orëve në vijim.

Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të makinave që të lëvizin me kujdes.

Share With:
Translate »
600 Views