Ç’kishte të veçantë ditëlindja e parë e vajzës së Cardi B që kushtoi 400 mijë dollarë?

Vajza e reperes Cardi B dhe Offset, Kulture festoi një vjetorin dhe prindërit e saj u kujdesën t`i organizonin një festë madhështore. Sipas TMZ festa kushtoi 400 mijë dollarë. Ambienti ishte i mbushur me ëmbëlsira dhe dekor shumëngjyrësh, kishte një zonë për fëmijët dhe një për të rriturit. Nëse edhe ju po pyesni se çfarë kishte të veçantë kjo festë ditëlindjeje, hidhuni një sy fotove të shkëputura nga postimet e Cardi-t.

Kulture u shfaq e veshur me një fustan shumëngjyrësh duke u kombinuar me dekorin.

Torta dhe ëmbëlsirat.

Tavani u mbulua me tullumbace.

Biskotat me fytyrën e Kulture.

Kulture duke u argëtuar pa masë me tortën.

Ndërsa kjo është zona e të rriturve, e ideuar si një club nate për të rriturit që të kërcejnë dhe argëtohen nën ritmet e muzikës.

Dhe një video e Cardit që falënderon të gjithë të pranishmit për atmosferën.

 

Share With:
Translate »
459 Views