Clooney: “Qaj 4 herë në ditë për binjakët”

George dhe Amal Clooney prej disa muajsh tashmë janë në vëmendje të medias si prindër të rinj të dy fëmijëve binjakë. Deri tani aktori ka folur mbi kënaqësinë e të qënit prind, dhe instiktin e mbrojtjes së tyre nga jeta e dy prindërve mjaft të njohur. Por George nuk ka folur asnjëherë për pjesën tjetër të medaljes atë të lodhjes. Dhe këtë e bën tani. “Ata nuk qajnë. Unë qaj më shumë se ç’duhet, madje tani qaj 4 herë në ditë, sepse jam shumë i lodhur. Hej, kujton kohën kur ke qënë beqar, para se të shqetësoheshe ”, është shprehur Clooney. Dhe pse bën shaka për mallin për jetën e beqarisë, George thotë se që prej 6 qershorit kur ai dhe bashkëshortja 39-vjeçare u bën prindër të Alexander dhe Ella, jeta e tij ka ndryshuar në një mënyrë që nuk e kishte parashikuar. “Ndoshta nuk isha tërësisht i pavetëdijshëm për atë që më priste. Të gjithë miqtë e mi kanë fëmijë dhe unë jam kumbari i 20 prej tyre, kështu që e dija se çfarë do të ishte”, ka thënë aktori 56-vjeçar.

Share With:
Translate »
723 Views