Shtatzani problematike, Kate merr vendimin drastik…
Princesha Kate Midletton dhe princi William janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë dhe në lidhje me këtë çështje princesha ka marrë një vendim të rëndësishëm. Ajo ka vendosur që fëmijën e saj të tretë ta lindë në shtëpi, pa qënë nevoja të shkojë fare në maternitet. Sipas saj arsyeja është se kërkon të shpëtojë nga vemendja e mediave dhe fotografët që e kanë ngarkuar atë më stres në lindjen e mëparshme të të dy fëmijëve të saj , princit George dhe princeshës Charlotte. Faqja britanike “Celebdirtylaundry” bën me dije se tashmë princesha Kate është informuar mirë për lindjen në shtëpi dhe ka marrë gjithë masat e duhura që procesi të shkojë sa më mirë. Duke lindur në shtëpi ajo kthen dhe një traditë të familjes mbretërore britanike, pasi më parë mbretëresha Elizabeth i ka lindur fëmijet e saj në shtëpi, ndërsa Diana e “theu” këtë traditë pasi i lindi të dy djemtë në spital.