Cristiano Ronaldo zbulon gjininë e fëmijës së katërt dhe emrin që ka zgjedhur për të

Futbollisti Cristiano Ronaldo është baba i tre fëmijëve, binjakëve Eva Maria dhe Mateo dhe djalit të madh Cristiano Ronaldo Junior, e ndërsa është në pritje të fëmijës së katërt me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Gjatë një video live në Instagram, ylli portugez ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e tij gjininë e bebit, por edhe emrin. Pas disa muaj, Ronaldo do të bëhet baba i një vajze, të cilën çifti ka vendosur ta quajë Alana Martina.

Cili është kuptimi i emrit? Nuk mund të themi se ka ndonjë kuptim, por është një bashkim emrash: Alana –dëshira e Cristiano Ronaldos, ndërsa Georgina propozoi emrin Martina. 
Eva do të bëhet së shpejti me motër. E ku ka më mirë për prindërit: dy djem dhe dy vajza.

E dashura e tij Georgina Rodriguez do të lindë pas dy muajve dhe mund të themi se Alana Martina ka fatin që do të rritet me nënën e saj. Kujtojmë që tre fëmijët e tjerë të CR7 kanë ardhur në jetë nga një nënë surrogate.

Share With:
Translate »
1763 Views