Adoleshentja padit bashkinë pasi u përjashtua nga shkolla për ngjyrën e flokëve

Një adoleshente nga Japonia ka hedhur në gjyq bashkinë e qytetit pasi shkolla e saj nuk e beson për ngjyrën natyrale dhe e ka detyruar që ti lyejë për tu kthyer si më parë.

18-vjecarja ka thënë se i është kërkuar të largohet nga gjimnazi nëse nuk përputhet me rregulloren e shkollës që kërkon se flokët e nxënësve duhet të jenë të zeza.

Sipas BBC, është raportuar që boja ia ka dëmtuar flokët dhe skalpin e kokës. Shkolla e mesme Kaifukan në Osaka  ka një rregull të rreptë që studentët ndalohen nga lyerja me ngjyra tjera apo zbardhja e flokëve.

Pavarësisht se nëna e adoleshentes tregoi se e bija ka lindur me flokë të kafta, përsëri nuk ia ka dalë. Raportet thonë se ajo nuk ka ndjekur shkollën që nga shtatori i vitit të kaluar.

Share With:
Translate »
801 Views