Inskenoi vrasjen e gruas, sot masa e sigurisë për Naim Murselin dhe 2 bashkëpunëtorët
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj Naim Murselit dhe 2 bashkëpunëtorëve të tij, Granit Pllava e Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen tragjike të Liridona Ademajt.
Bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli është personi që inskenoi vrasjen e gruas së tij Liridona Ademajt dhe angazhoi Granit Pllavën e Kushtrim Kokallën për të kryer krimin që të ngjante si grabitje fatale.
Hetuesit kosovarë thonë se ai i kishte paguar 30 mijë Euro për kryerjen e aktit makabër.
30-vjeçarja Liridona Ademaj u vra më 29 Nëntor. Pas krimit, burri organizator shkoi edhe në varrim, ndërsa ai u arrestua nga policia të premten pasi hetuesit zbuluan skemën e përdorur prej tij.