Dalja e parë pas lajmit të shtatzanisë, Kate në një mision shumë human (video)

Kate shfaqet për herë të parë pas lajmit për shtatzaninë e saj të tretë, në një film të animuar i cili nxit prindërit t’u mësojnë fëmijëve se si të jenë të hapur për ndjenjat e tyre. Por mesa duket video mendohet të jetë regjistruar që në janar, pasi për momentin Kate është detyruar të marë pushim nga detyrat publike, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Në videon 1 minutëshe Kate u kërkon prindërve të inkurajojnë fëmijët e tyre të jenë të hapur në lidhje më ndjenjat e tyre. Fushata, e cila ka për qëllim të promovojë ndërgjegjësimin e shëndetit mendor në shkolla, përfshin një video 50 sekonda nga Kate, të cilën ajo e  regjistroi në një vizitë në qendrën “Anna Freud National Centre for Children and Families”. Gjatë videos, Kate, e cila së shpejti do të jetë një nënë e tre fëmijëve, tha: “Si prindër, ne të gjithë duam që fëmijët tanë të kenë fillimin më të mirë të mundshëm në jetë”.
“Inkurajimi i fëmijëve për të qenë të hapur për ndjenjat e tyre mund t’u japë aftësi për t’u përballur me uljet dhe ngritjet që jeta do të servirë tek ata kur të rriten. “Është e rëndësishme që fëmijët tanë të kuptojnë se emocionet janë normale dhe se ata duhet të kenë besim tek prindërit për t’i kërkuar ndihmë nëse emocionet po i vënë poshtë. “Kjo është arsyeja pse unë jam krenare për të mbështetur fushatën”- tha dukesha Kate. Filmi i animuar do të shfaqet gjate vjeshtës në të gjitha shkollat fillore në Londër.

Share With:
Translate »
827 Views