Dalja e parë publike e Beyonce pas lindjes së binjakëve

Diva e muzikës R&B, Beyonce, e cila s’ka pak që ka lindur binjakët, pritet të surprizojë fansat. Kështu të paktën ka lënë të kuptohet mamaja e saj, Tina Knowles, përmes një postimi në “Instagram”.

Ajo postoi një foto të Beyonce, me një bluzë me shkrimin “Beygood”, krah së cilës shkroi: “Jam shumë krenare për punën e mahnitshme të bamirësisë që vajza ime po bën falë fondacionit të saj “Beygood””.

E ëma e këngëtares ftoi fansat të marrin pjesë në “Essence Music Festival” në Louisiana, ku sipas saj, këngëtarja do të japë një lajm të madh. “Ajo po ndihmon për të ndryshuar botën. Më ka bërë shumë krenare”.

 

Share With:
Translate »
926 Views