“Dashuria e trefishtë” e Migenës që u shua në flakët e zjarrit
Ngjarja e rëndë në mënyrë tragjike të trinjakëve që u dogjën brenda në shtëpi në fshatin Romanat të Durrësit, ka shokuar Shqipërinë.
Trinjakët u përfshinë nga flakët e një zjarri të ndezur brenda në banesë rreth orës 17:30 të ditës së sotme. Dyshohet se flakët kanë përpirë banesën pas një loje me shkrepëse nga të vegjlit.
Nëna e vogëlushëve të ndjerë i kishte kyçur të vegjlit brenda në banesë dhe kishte shkuar për vizitë tek mamaja e saj së bashku me dy vajzat më të mëdha.
Ajo e ka të mbushur profilin e saj në Facebook me foto të tyre që kur kanë qenë fare të vegjël dhe një më koherente të tyre e ka postuar vetëm disa ditë më parë.
“Dashuri e trefishtë” i ka quajtur Migena engjëjt e vegjël ndërkohë që shumë prej miqve të saj i uronin jetë të gjatë në komente poshtë fotove.
Nuk është bërë ende me dije nëse policia do ngrejë akuza ndaj 30-vjeçares për papërgjegjshmëri.
Ngjarja e rëndë ka shokuar një Shqipëri të tërë, jo vetëm fshatin Romanat, i cili do mbahet mend gjatë për këtë tragjedi.