Dasmë e madhe! Martohen me njëri-tjetrin fëmijët e politikanëve shqiptarë

Ndërsa e gjithë vëmendja ishte përqendruar te protesta e studentëve, fëmijët e dy personazheve të njohur shqiptarë festonin në ceremoninë e tyre të dasmës.

Djali i deputetit socialist Bashkim Fino, Redi mësohet se është martuar me Edlirën, vajzën e Gëzim Podgoricës, ish-drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe anëtar i Kryesisë së LSI, mbrëmjen e së mërkurës.

Çifti duket se kishte zgjedhur datën e veçantë 12.12.2018 për të kurorëzuar dashurinë e tyre.

Pjesë e dasmës mësohet se ishin shumë personazhe të njohur, ndërsa nusja kishte zgjedhur një fustan stil klasik me detajet e dantellës dhe të tylit.

Edlira ndau edhe një foto të realizuar para dasmës, në mbishkrimin e të cilës shkruante:

“Kur ëndrrat bëhen realitet… 12/12/2018. Dashuria ime Redi Fino”.

Share With:
Translate »
948 Views