David Beckham bën tatuazhin e radhës kushtuar fëmijëve
David Beckham ka bërë një tatuazh të ri në trupin e tij që i kushtohet 4 fëmijëve të tij. Ylli i futbollit dhe i modës ka shpërndarë në Instagram tatuazhin që e ka bërë nën tatuazhin e një kali me shkrimin ‘dadda”. Ish-futbollisti ka mbi 40 tatoo në trupin e tij.
“Diçka krejt e re”,- ka shkruajtur ai bashkë me foton e tatuazhit. Gjithashtu djali i tij Brooklyn ka bërë një tatuazh të ri që është i katërti në po kaq muaj. Djaloshi që ka dëshirë të bëhet fotograf ka bërë tatuazh një shqiponjë në dorën e djathtë pak kohë pasi publikoi librin e tij.