David Beckham surprizon e fansin e sëmurë (video)

“Kjo është dita më e bukur e jetës sime”-është shprehur Moin Younis pasi është akorduar me çmimin “Krenaria e Britanisë”. 17 vjeçari vuan nga një sëmundje e rrallë e lëkurës e cila shkakton flluska dhe gjakderdhje në momentin që prek lëkurën. Ndërkohë, lajmin për fitimin e çmimit ai e ka marrë nga idhulli dhe heroi i tij, David Beckham. 42 vjeçari i ka kërkuar personalisht Younis që të marrë pjesë në ceremoninë e ‘Pride Of Britain”, duke e surprizuar fansin e tij të veçantë. Moin ka sfiduar sëmundjene tij përgjatë viteve dhe mbetet një frymëzim dhe një njeri shumë pozitiv për këdo që e rrethon, pasi ai është zotuar se do ta bëjë jetën më të bukur për ata që vuajnë si ai, duke u bërë ambasador i të prekurëve me sindromën Acorns. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
647 Views