Dedikimi i djalit të Dritan Priftit për ditëlindjen e tij të fundit: Je shembull
Dy muaj më parë Dritan Prifti do të festonte ditëlindjen, duke shënuar kështu edhe festën e fundit për të, pasi pasditen e djeshme ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare.
Ai la pas një familje të madhe, e përbërë nga gruaja, tre djemtë dhe vajza e vogël.
Dy muaj më parë Prifti kishte ditëlindjen dhe një nga urimet e shumta ishte edhe ai i djalit të tij, Davidit.
“I uroj gëzuar ditëlindjen personit nga i cili marr shembull. Të dua shumë babi. Faleminderit që gjithmonë më je pranë”, shkruante i biri në postimin e tij në instagram, ndërsa e shoqëronte edhe me një foto të shkrepur shumë vite më parë.
Në foto Prifti shfaqet me të birin Davidin e porsalindur, duke e mbajtur në krahë.
Dritan Prifti vuante nga një sëmundje agresive të gjakut prej një viti dhe për këtë shkak ai kishte hequr dorë dhe nga jeta publike dhe politike.