Del VIDEO/ 12-vjeçarja e vrarë në Gjermani në TikTok bashkë me autoren
Daily Mail ka publikuar një video të nxënëses së vrαrë gjermane Luise Frisch që shfaqet në një video të TikTok bashke me një nga shoqet e saj të klasës të akuzuar për vrαsjen e saj.
12-vjeçarja u gjet e goditur disa herë me thikë në një pyll në një krim që ka tronditur Gjermaninë. Kjo pasi u zbulua se autoret e tij kishin një moshë të ngjashme. Fillimisht, dy shoqet e saj të moshës 12 dhe 13 vjeç kishin mohuar çdo përfshirje, por në fund pranuan pasi policia zbuloi kontradikta në rrëfimet e tyre. Videoja, e cila është ripostuar mijëra herë në rrjetet sociale tregon Luise dhe vajzën 13-vjeçare me një pije joalkoolike në dorë.
Të dyja mbajnë maska për shkak të rregullave të Covid. Të tre vajzat ishin në të njëjtën klasë në shkollën e mesme Esther Bejarano në Freudenberg afër Këlnit. Një tjetër zhvillim tronditës ishte fakti se 13-vjeçarja kishte postuar një video në TikTok duke kërcyer vetëm disa orë pasi trupi i Luise u gjet më 12 mars, një ditë pasi ajo u raportua e zhdukur nga prindërit e saj.
Për shkak të moshës së personave të përfshirë, policia dhe prokurorët kanë dhënë pak detaje. Motive të ngjarjes besohet se janë bërë një përplasje në TikTok, rivaliteti për një djalë dhe hakmarrja pasi Luise pretendonte se ajo ngacmohej në shkollë. Dy vajzat e dyshuara, që vijnë nga shtresa e klasës së mesme, bashkë me familjet e tyre janë zhvendosur nga autoritetet.
Ato nuk do të përballen në gjyq pasi janë nën moshën e përgjegjësisë penale në Gjermani, që është 14 vjeç. Babai i të dyshuarës 12-vjeçare punon në një bankë lokale dhe është arkëtari i një bande muzikore të fshatit. Familja jeton në një shtëpi të madhe dykatëshe në periferi të Freudenberg, dhe pikërisht aty Luise kishte kaluar natën para se të vritej pasi fjeti atje.
Vajza jetonte aty me prindërit, gjyshin dhe dy vëllezërit e motrat. Një shënim në derë u kërkoi mediave të qëndronin larg dhe një makinë policie bënte lëvizje të rregullta pranë shtëpisë.