Deputetët shqiptarë në gjurmët e baballarëve deputetë

Mes surprizave që sollën zgjedhjet e 25 qershorit ishte edhe numri i ligjvënëseve që pasojnë prindërit e tyre. Në Kuvendin e ri që mblidhet në shtator, 7 deputetë pasojnë karrierat e baballarëve të tyre.

Analiza u krye nga Instituti i Studimeve Politike dhe në tabelën e mëposhtme shihen emrat e deputetëve, periudhën në të cilën babai i secilit ka shërbyer si deputet dhe periudhën në të cilën do të shërbejnë ata vetë në post.

“Nëse i referohemi rretheve familjare më të gjera sesa prindërit, numri i deputetëve/rasteve shkon në 25, nga të cilët 10 janë në parlamentin aktual (dhe të ri). Nëse i referohemi edhe rasteve kur babai ka kandiduar, por nuk ka arritur të zgjidhet deputet, kemi edhe të paktën 4 raste të tjera aktuale në parlament. Aktualisht, në strukturat e forumeve rinore të PS dhe të PD mund të citohen mbi 25 raste të fëmijëve në organizatën rinore që ndjekin karrierat politike të prindërve në parti, pra që përgatiten për të vijuar përfaqësimin politik dhe familjar”, shkruhet në publikimin e ISP.

Kristaq dhe Edi Rama

 

Fatmir dhe Anduel Xhindi

Servet dhe Arben Pëllumbi

 

Lekë dhe Damian Gjiknuri

Stefanaq dhe Genc Pollo

Share With:
Translate »
621 Views