Vdes në fushën e lojës talenti 14 vjeçar, adoleshentit i pushon zemra në vend

Një ngjartje tepër tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Spanjë. Një djalosh vetëm 14 vjeç ka ndërruar jetë në fushën e lojës teksa ishte duke zhvilluar një ndeshje me skuadrën e tij.
Nacho Barbera ka qenë duke luajtur me skuadrën e tij UD Alzira kundër CD Esport Base Ontinyent kur ka pësuar arrest kardiak. Të gjithë janë shokuar dhe shokët e tij të skuadrës ia kanë nisur të qajnë. Një skenë aspak e këndshme për lojtarët e vegjël të cilët kanë mbetur të shokuar pas ngjarjes.
Edhe pse ai u dërguar në spital, sipas “The Sun”, pas ndihmës që ka marrë nga mjekët nuk ka mundur të mbijetëojë.

Share With:
Translate »
743 Views