Dërgohen në paraburgim nënat e arrestuara në gjendje të droguar në praninë e foshnjave

Dy nënat akuzohen për neglizhencë të fëmijëve dhe u arrestuan pasi u ndaluan nën efektin e drogës. Policia e Boynton Beach konfirmoi se Kristen Leigh O’Connor, 27 vjeç, nga Coral Springs dhe June Anne Schweinhart, 28 vjeç, u takuan gjatë një programi për trajtimin e drogës. Dy nënat po lidheshin me një trafikant droge për të blerë heroinë të cilën do ta injektonin në makinë, ku ndodheshin dhe dy bebet e mitura. Një kalimtar i çastit bëri të mundur që këto dy gra të dërgohen në polici dhe këto dy bebe të shpëtonin. Dëshmitë e të dy grave tregonin mjaft qartë planin që kishin për të injektuar drogën pa u shqetësuar fare për fëmijët. Tashmë nënat e papërgjegjshme ndodhen në paraburgim nga Policia e Boynton Beach.

Oficerët  i sollën foshnjat në Departamentin e Policisë, ku u strehuan për disa orë. Departamenti i Fëmijëve dhe Familjes u përgjigj për të marrë kujdestarinë e foshnjave, të cilët më vonë iu dorëzuan anëtarëve të familjes.

Burimi: Daily Mirror,

Përshtati: B.Lica – Kids’ Time

Share With:
Translate »
655 Views