Siç duket Kylie Jenner sapo na zbuloi gjininë e bebit

Ajo akoma nuk e ka konfirmuar shtatzëninë e saj, por tashmë askush nuk ka dyshime. Kylie Jenner është e sigurt që po luan me këtë lajm me të gjithë ne. Madje edhe në postimet e fundit të saj në Snapchat, ndërsa pyet të gjithë fansat se cilën prej kasave të telefonit të zgjedhë.

Sipas raportimeve të para, u mendua se 20-vjeçarja ishte në pritje të një vajze, pas disa sinjaleve që Kylie Jenner kishte dhënë në mediat sociale, por edhe pas deklaratave të miqve të saj të afërt. Por një foto e re nga Snapchat, në fakt duket se e ka hedhur poshtë lajmin e parë.

Fotoja e djeshme që reality star ndau me miqtë e saj me tri kasa telefoni i futi të gjithë në dyshime të reja. Mes ngjyrave për të cilat ajo pyeste se kë të zgjidhte, Kylie sugjeron blunë. “Cilën pre tyre?”,– shkruan ajo pas kësaj fotoje. “Unë po mendoj të zgjedh blunë.”

Tani, prisni! Most ha se është në pritje të një djali? Postimi nuk ka lidhje me gjininë e fëmijës, sipas TMZ. Sipas burimeve të tyre, Kylie, përfundimisht është në pritje të një vajze.

Share With:
Translate »
672 Views