Derisa mami Mirami të bëjë vëllain, Ameli do t’i kalojë paraditet me babin

Këngëtari Alban Skënderaj ka treguar në rrjete sociale apo nëpër intervista të ndryshme se ka një lidhje tepër të veçantë me të voglën e tij, Amelinë.

Teksa ai dhe Miriami janë në pritje të bebushit numër dy, ata mundohen të kalojnë sa më shumë kohë edhe me të bijën, e cila mezi po e pret të vëllain.

Të shumta janë postimet e Albanit në rrjete sociale ku shfaqet duke kaluar kohë me Amelinë, siç ka bërë edhe ditën e sotme.

Ata e kanë ndarë paraditen së bashku, duke shijuar kohën me njëri-tjetrin.

Në foton e publikuar, Albani shfaqet duke hedhur në krahë të voglën, e cila buzëqesh nga gëzimi.

“Dhe mbollëm një rreze diku, të shkelqejë sot një Diell i vërtetë ☀️?❤️”- janë fjalët e njërës prej këngëve të Albanit, të cilat këngëtari i përshtat më së miri me foton me të bijën.

Share With:
Translate »
478 Views