Gruas iu fshi kujtesa pas lindjes; I shoqi shkruan një libër për t’i kujtuar jetën e mëparshme

Të bëhesh nënë për herë të parë duhet të jetë një moment i paharrueshëm në jetën e një gruaje. Për 38-vjeçaren Camre Curto, megjithatë, ai kujtim është fshirë. Pasi lindi djalin e saj, Camre nuk mund të mbante mend emrin e bashkëshortit të saj, apo edhe që ajo sapo kishte lindur.

“Ajo nuk e dinte kush ishte, nuk e di se kush isha unë, madje nuk e mbante mend që kishte sjellë në jetë ëngjëllin tonë. Mendja e saj ishte si një dërrasë e bardhë, nga e cila ishte fshirë çdo gjë”

Do të duheshin dhjetra ekzaminime që mjekët të kuptonin se çfarë po ndodhte.  Ata zbuluan se ajo kishte pësuar dëmtim të trurit gjatë lindjes. Kjo bëri që ajo të humbte kujtesën e saj afatgjatë, kujtesën afatshkurtër dhe aftësinë për të krijuar kujtime të reja.

“Ky është një rast me të vërtetë i rrallë,” shpjegoi terapistja profesioniste e Camre, Jessica Smith për InsideEdition.com.

Zanafilla e këtij problemi filloi kur nëna e re ishte shtatë muajshe shtatzënë në vitin 2012. “Ajo kishte të vjella më shumë se normalisht dhe fryrje të fytit.Ajo kishte kontraktim të fuqishëm të muskujve dhe humbje vetëdije.

Mjekët e përcaktuan se Camre kishte tension të lartë të gjakut të pa diagnostikuar, një gjendje e rëndë por e zakonshme tek gratë shtatzëna . Kur nuk trajtohet, ajo shndërrohet në një formë të rrallë, ku presioni i lartë i gjakut çon  në krizë.

38-vjeçarja iu nënshtruar operacionit për të sjellë në jetë djalin e më pas kaloi në gjendje kome të induktuar nga mjekësia.

Ënjtja në fyt e kishte ndaluar oksigjenin të vinte në trurin e saj. Shoqëruar me krizat, u bë e qartë se ajo kishte pësuar dëmtime në tru. Ajo nuk mbante mend askënd, përfshirë prindërit e saj.

Gjatë shtatë vjetëve që nga ajo kohë, familja e Camre-së ka bërë gjithçka që ajo të ketë një jetë normale dhe bashkëshorti i saj shkruajit dhe një libër “But i knoë i love you” për t’i kujtuar gruas së tij se sa jetë të mrekullueshme kanë patur, e sa të bukur do e kenë tani që kanë dhe një djalë shtatë vjeç.

 

Share With:
Translate »
427 Views