Ndërsa ishte në mbledhjen më të rëndësishme, Taulant Balla merr lajmin se u bë baba

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është bërë me vajzë. Bashëshortja e tij Irisi sapo ka sjellë në jetë në maternitetin Xheraldinë, vajzën e saj. Ngjarja e lumtur ndodhi pikërisht në kohën kur ishte mbledhur Këshilli i Rregullores por kreu i grupit ka qenë i “izoluar” në ambientet e Kuvendit. Tani, sapo Ruçi ka dhënë vendimin për shtyrjen e mbledhjes nesër në orën 10:00, Taulant Balla ka vrapuar për në maternitet ku do të shohë të sapoardhurën në jetë që i bashkohet familjes. Taulanti dhe Irisi janë prindër edhe të një djali.

Share With:
Translate »
670 Views