Detaji i fëmijërisë që do të identifikojë gjithmonë Mariza Ikonomin

Mariza Ikonomi u shfaq për herë të parë për publikun përkrah të ndjerit Françesk Radit teksa interpretonin në festivalin e pranverës “Telefonatë zemrash”. Me zërin e ëmbël dhe fjalët e ndjera të këngës, Mariza fitoi zemrat e publikut. Dhe sa herë kujtojmë Marizën, kujtojmë atë vajzën me syze që këndonte me Françeskun. Dhe pikërisht, në ditën e fëmijëve, ajo i është rikthyer fëmijërisë duke vënë po të njëjtat syze me të cilat u shfaq në vitin 1994 në festival. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1021 Views