Njihuni me Kaspar, robotin që u vjen në ndihmë fëmijëve autikë
Data 2 prill është caktuar nga OKB-ja si dita ndërkmbëtare e autizmit, për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çregullimi bioneurologjik të trurit. Ky lloj çregullimi shfaqet që në fëmijërinë e hershme dhe karakterizohet nga vështirësi në të folur, komunikim të dobët, mënyra të përsëritura sjellesh, mungesë interesi për botën përreth si dhe mbyllje në vetvete. Duke qenë se njerëzit e spektrit autik janë shumë të tërhequr nga teknologjia, Universiteti i Hertfordshire në Londër ka krijuar një robot i cili do t’i vijë në ndihmë fëmijëve autikë. Roboti Kaspar ka aftësinë për të kënduar, për të imituar si hahet ushqimi, të luajë etj. Një djalë i vogël i quajtur Fin kishte probleme të spektrit autik. Me gjithë përpjekjet e prindërve dhe me gjithë terapitë e bëra, Fin nuk pati përmirësime. Roboti Kasper do të ishte i vetmi që i erdhi në ndihmë Finit dhe pas terapisë me robotin, djali i vogël pati përmirësim të ndjeshëm. Roboti ka sensorë nëpër trup dhe nëse fëmija e prek në faqe, trup, këmbë dhe duar, Kaspar reagon. Ndërkohë Fin është një ndër 700 fëmijët që roboti Kaspar u ka ardhur në ndihmë.