Dhe vjen një ditë… Dy vajzat e familjes Hoxha lënë pëgjithmonë shtëpinë e prindërve në një vit

Kohëve të fundit nuk kemi dëgjuar shumë për lidhjen e Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit për të vetmin fakt se ata të dy kanë dashur të jenë shumë privat në marrëdhënien e tyre. As nuk postojnë foto apo video bashkë dhe as nuk rrëfejnë planet e së ardhmes. Megjithatë ata shihen bashkë nëpër Tiranë dhe në udhëtimet që bëjnë në shtetet që vizitojnë çka garanton se dyshja është bashkë.

Burime shumë të sigurta janë shprehur për Dita-n se në fund të Korrikut Lori Hoxha do t’i thotë “Po” të dashurit të saj, në Liqenin e Komos në Itali, një nga vendet më luksoze dhe më ekskluzive në Europë. Atmosfera festive sipas tyre do të zgjasë pothuajse një javë, dhe nuk do të mungojnë as të ftuarit nga sfera publike.

Ky lajm në fakt vjen surprizë pasi ne të gjithë prisnim Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon t’i thonin “Po” njëri tjetrit këtë verë duke qenë se Sara e ftuar në “Shiko kush Luan” e tregoi diçka të tillë.

Share With:
Translate »
1070 Views