Nëna ndan këtë eko të fëmijës si paralajmërim për prindërit e tjerë

Një nënë ka shpërndarë në foto shokuese në mediat sociale, ku shfaqet një objekt rrethor i vogël i ngecur në fytin e fëmijës.

Edhe pse fotoja është shpërndarë një vit më parë nga blogerja Angela Henderson, ajo shërben si paralajmërim i vazhdueshëm për prindërit që mos t’i lënë fëmijët të hanë çdo gjë vetë, pasi mund të mbyten.

Fotoja është rishfaqur sërish pas vdekjes tragjike të 3-vjeçarit nga Australia, Alby Davis. Vogëlushi ndërroi jetë më 2 mars pasi i ngeli në fyt një top i vogël prej llastiku.

Znj. Henderson, dietologe dhe nënë e dy fëmijëve, e kanë postuar këtë foto si paralajmërim për prindërit që fëmijët nuk duhet të përtypin gjithçka vetë, përfshirë edhe frutat që nuk janë prerë mirë.

“E dini se çfarë tregon kjo ekografi? Një kokë rrushi që ka ngecur në fytin e një 5-vjeçari”, shkruan znj. Henderson.

Vogëlushi iu nënshtrua një operacioni për të hequr kokrrën e rrushit. Ai ishte shumë me fat që një pjesë e rrugës së frymëmarrjes ishte e hapur, përndryshe mund të kishte një fund shumë të trishtë.

“Ju lutem, kini kujdes pasi jo të gjithë fëmijët mund të përtypin ushqimet”, paralajmëron ajo.

Rrushi është shkaktari i tretë më i zakonshëm i vdekjeve tek fëmijët që mbyten nga ushqimet.

 

Share With:
Translate »
889 Views