Dhoma e djalit të Jonida Maliqit ngjan si dyqan lodrash | Video

E madhe, me rafte të mbushur plot me lodra të vogla, të mëdha dhe gjigante, të gjitha të hedhura në tokë. Në mes të rrëmujës Dani, që po kacavirret nëpër dollap. Ngjan si një dyqan gjigant lodrash, parajsa e çdo fëmije, por në fakt është dhoma e lodrave të djalit të Jonida Maliqit.

Kuptohet nga emri Dan i shkruar në një prej rafteve ku ai është futur i gjithi. Sot është pushim, kjo është hapësira e tij dhe Dan mund të bëjë gjithë rrëmujën e botës. Mami mund të mbajë të rregullta dhomat e tjera po deshi.

Share With:
Translate »
1188 Views