Nga kurbani, tek dushi me urinë lope, zakonet më të çuditshme të festimit të lindjes së një fëmije

Në Suedi, fëmijet e vegjël lihen të flejnë jashtë në temperatura nën zero gradë celsius. Kjo besohet se i bën ata rezistentë ndaj të ftohtit.

Në shumë kultura myslimane, therret një dele. Pas kurbanit, flokët e foshnjës rruhen dhe peshohen. Një sasi e barazvlefshme argjendi, u shpërndahet të varfërve për bamirësi.

Nënat e reja në Kinë, kalojnë 30 ditë në izolim me fëmijën e tyre të porsalindur. Lehonat nuk lejohen të konsumojë fruta të papërpunuara, apo të bëjnë dush.

Njerëzit e komunitetit Ibo në Afrikën Perëndimore, besojnë se placenta është binjakia e vdekur e të porsalindurit. Ajo varroset shpesh nën një pemë, me rrite të plota të një funerali.

Në Bali të Indonezisë, foshnjat nuk lejohen të prekin tokën për 3 muajt e parë të jetës së tyre. Besohet se në këtë mënyrë, mbahet e paprekur lidhja e foshnjës me botën shpirtërore.

Ndërkohë japonezët janë shumë të lidhur me kordonin e kërthizës. Ata e ruajnë zakonisht atë një kuti të stolisur, që nderohet nga njerëzit brez pas brezi.

Gratë indiane nuk lahen menjëherë pas lindjes. Por në ditën e pestë, ato bëjnë një dush të mirë me urinën dhe qumështin e lopës. Pastaj pushojnë në një dhomë të përgatitur me pleh të freskët lope.

Në Irlandë, është traditë përdorimi i tortës së dasmës së prindërve për të “lagur” kokën e foshnjës ditën e pagëzimit të saj. Shtresa më e lartë e tortës, ruhet qëllimisht në frigorifer për lindjen e fëmijës së parë të çiftit.

Në Tibet, prindërit nuk fillojnë të festojnë lindjen e fëmijës së tyre, deri në ditën e tretë të jetës së foshnjes. Pastaj miqtë dhe familja sjellin dhurata të shumta.

Share With:
Translate »
609 Views