Keni dëgjuar ndonjëherë për një nënë të cilës i kërkohet të mos e ushqejë fëmijën e saj me gji për një arsye tepër absurde? Nëse jo, atëherë kjo është hera e parë. Në një emision edukativ rreth ushqyerjes së fëmijëve më gji, kjo grua u shfaq si person anonim, duke shprehur me keqardhje faktin që bashkëshorti i saj i kërkonte vazhdimisht të ndërpriste gjirin tek fëmija, sepse kjo gjë po e pengonte atë të dobësohej. Ajo bëri disa herë apel për ndihmë tek nënat e tjera dhe komentet që mori ishin shumë pozitive. Por kjo nuk e ndihmoi aspak burrin e saj të ndalonte së menduari që fëmija nuk duhet të ushqehet me gji. Në rastin e kësaj gruaje të pafuqishme që nuk arriti ti dilte zot fëmijës së saj, mund të gjendeni edhe ju nje ditë. Gjithmonë mjafton të kujtoni që midis teje dhe fëmijës tënd nuk qëndron askush tjetër veç zotit.
Përshtati: B.Lica

Share With:
Translate »
950 Views