Dhurimi i gjakut gjatë shtatzënisë, i sigurt apo jo

Fatkeqësisht, gratë shtatzëna nuk kanë të drejtë të dhurojnë gjak. Sipas Felice Gersh, gjinekologe, gratë shtatzëna kanë nevojë për gjakun dhe hekurin e tyre.

Hekuri është një mineral thelbësor që trupi përdor për të prodhuar hemoglobinën shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

Hemoglobina bart oksigjenin në të gjitha pjesët e trupit, gjë që e ndihmon fetusin të rritet dhe zhvillohet.

Në rast se, një grua shtatzënë nuk ka sasi të mjaftueshme të hekurit për të prodhuar hemoglobinën, ajo mund të jetë në predispozitë për t’u përballur nga anemia.

Në anën tjetër, hekuri është i nevojshëm për zhvillimin e fetusit, për të mbështetur rritjen e placentës dhe për të rritur numrin e qelizave të kuqe të gjakut.

Për këtë arsyje, mungesa e hekurit në zhvillimin e fetusit mund të dërgojë në probleme si lindje e parakohshme dhe peshë e ulët e lindjes.

Share With:
Translate »
165 Views