Thellohet bilanci i viktimave nga koncerti i Travis Scott-it, ndërron jetë 9-vjeçari që ishte në koma

Djali 9-vjeçar që u plagos në Festivalin Astroworld vdiq të dielën, sipas avokatit të familjes, Ben Crump.

Numri i të vdekurve nga koncerti kaotik tani ka arritur në 10. Shërbimet funerale për disa prej viktimave filluan gjatë fundjavës, ndërsa dhjetëra padi janë ngritur mbi tragjedinë.

Djali, i identifikuar si Ezra Blount nga familja e tij, kishte qëndruar në koma të shkaktuar nga mjekësia në një përpjekje për të kapërcyer traumën e trurit, mëlçisë dhe veshkave, sipas një deklarate nga Crump-i.

“Familja Blount sonte është duke pikëlluar humbjen e pakuptueshme të djalit të tyre të vogël të çmuar. Ky nuk duhet të ishte rezultati i marrjes së djalit të tyre në një koncert, ajo që duhet të ishte një festë e gëzueshme.

Vdekja e Ezrës është absolutisht e trishtueshme. Ne jemi të përkushtuar të kërkojmë përgjigje dhe drejtësi për familjen Blount. Por sonte ne qëndrojmë në solidaritet me familjen, në pikëllim dhe në lutje”, thuhet në deklaratën e Crump-it.

Ezra ishte në Hjuston për të parë “artistin e tij të preferuar” dhe ndoqi koncertin me babain e tij, Treston Blount, tha gjyshi i tij Bernon Blount për CNN.

Personat që frekuentuan koncertin u shtypën, u shkelën me njëri-tjetrin, ndërsa turma masive u vërsul drejt një skene në natyrë kur reperi Travis Scott filloi të performonte.

Koncerti i Travis Scott, i mbajtur në Festivalin e Muzikës Astroworld më 5 nëntor 2021, përjetoi një rrëmujë të tmerrshme në të cilën njerëzit u vranë dhe u plagosën pasi një turmë masive filloi të shkonte në pjesën e përparme të skenës. Departamenti i zjarrfikësve të Houston, sipas NYTimes, raportoi se rreth 50,000 njerëz u mblodhën në ngjarjen e së premtes mbrëma kur ndodhën lëndimet.

 

Share With:
Translate »
127 Views