Dietat e grave shtatzëna rrezikojnë zemrën e fëmijës

Gratë të cilat ushqehen shëndetshëm para dhe gjatë shtatzënisë mund të ndalin rrezikun në zemrën e fëmijës së tyre, besojnë hulumtuesit pas një studimi të fundit.

Studimi ka përfshirë rreth 19 mijë gra në Amerikë, që janë pyetur rreth dietave të tyre gjatë shtatzënisë, transmeton BBC. Një dietë e shëndetshme është të ushqyerit më tepër me peshk të freskët, fruta, arra dhe perime.

Ekspertët kanë rekomanduar acidin folik, në mënyrë që të zvogëlohen defektet e tjera të lindjes, si “spina bifida” dhe vitamina D për shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve të fëmijës.

Në një studim të publikuar në “Archives of Diseases”, gjysma e grave kishin fëmijë me probleme të zemrës, ndërsa gjysma tjetër nuk kishte.

Kur hulumtuesit kanë krahasuar dietat e këtyre dy grupeve, dietat e shëndetshme të nënave kishin një ulje shumë të madhe të rrezikut në zemrën e fëmijëve të tyre.

Gratë shtatzëna në top 25 përqindëshin me dietë kualitative, kishin rrezik më të ulët që fëmija i tyre të ishte prekur nga defekte të zemrës, kurse 25 për qindëshi i nënave që nuk kishin marrë acid folik apo ishin duhanpirëse, fëmijët e tyre kishin më tepër probleme me zemër.

“Ky është një studim interesant që thekson rëndësinë e dietës që nga fillimi i jetës. Një dietë e shëndetshme para, gjatë dhe pas shtatzënisë mund të ketë përfitime të mëdha si për nënën ashtu edhe fëmijën, por e tërë dieta duhet të vihet në konsideratë, jo vetëm disa prej ushqimeve”, ka thënë Victoria Taylor, këshilltare e lartë e dietës në BHF.

Ajo më tutje ka shtuar: “Ushqimi i mirë nuk garanton shmangien e defekteve të zemrës, por është një faktor shumë i rëndësishëm që t’i motivojë gratë shtatzëna që të bëjnë një zgjedhje të shëndetshme”.

Share With:
Translate »
842 Views