Diola Dosti në BBV/ Gazetarja Saraçi: Nuk mund të sakrifikohen fëmijët për karrierën!
“Big Brother VIP” është tema më e diskutuat në ditët e fundit në Shqipëri, që po gjen hapsirë me debate në të gjitha ekranet shqiptare.
Në emisionin “Ditë e Re”, supriza e fëmijëve për Diola Dostin ka ngjallur diskutime mes moderatoes Ariola Shehu dhe gazetares Lili Saraçi, ku kjo e fundit nuk ka kursyer as kritikat për sjelljen e Diolës si nënë.
Lili Saraçi: Mua nuk më del inati me Diola Dostin, si mund të lëri tre vajzat jashtë e të qëndojë në Big Brother.
Arjola: Që ta kuptojë edhe publiku, Lili është mami I tre gocave, dhe njërën e ka në moshën e vajzës së vogël të Diola Dostit
Arjola: Sa qave ti Lili nga 1 deri në 10?
Lili Saraçi: Qava, qava, por jo për Diolën, por për vajzën e vogël që qane kur po e përqafonte dhe thash, po kjo ku po e lë dhe ku do shkojë, çfarë po kërkon më.
Arjola: E dhimbshmë edhe kur iku Diola nga dhoma dhe ajo vajza vazhdonte të qante.
Lili Saraçi: Kjo ishte e vetmja arsye dhe realisht nuk arrij ta kuptoj, çfarë do i marri Ajo atij lloj formati, kur i ka lënë të treja jashtë.
Arjola: Po nuk i dihet, unë nuk do ta gjykoja fare, ndoshta ishte moment i vështirë që u nda, por nuk do ta gjykoja.
Lili Saraçi: As unë nuk po e gjykojë për jetë e saj, apo martesën me ish-bashkëshortin, por për momentin aty…u fute e provove ndëjte një muaj apo sa ndejte dhe ik tani te kalamajt, vajza jote spot ë shqitej!