Peshkaqeni sulmon për vdekje adoleshenten teksa notonte në lumin australian
Një 16-vjeçare është sulmuar për vdekje nga një peshkaqen teksa po notonte në ujërat e një lumi në Perth në Australinë Perëndimore. Adoleshentja u shpall e vdekur pasi u tërhoq nga lumi Swan.
“Ky është një incident jashtëzakonisht traumatik për këdo që ta dëshmojë,” tha inspektori Paul Robinson në një konferencë për shtyp.
Inspektori Robinson tha se vajza ishte hedhur në ujë për të notuar me një grup delfinësh që ishin parë aty pranë.
Policia e kishte nxjerrë atë nga lumi dhe ishte përpjekur t’i shpëtonte jetën, por ajo fatkeqësisht ajo kishte ndërruar jetë në vendngjarje. Tanimë janë duke u zhvilluar hetimet zyrtare në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Inspektori Robinson tha se nuk ishte e qartë se çfarë lloj peshkaqeni e kishte sulmuar vajzën, por raportet e mediave lokale kanë spekuluar se mund të ishte një “peshkaqen dem” që zakonisht gjendet në shumicën e lumenjve përreth Australisë.
Në vitin 2021, një “peshkaqen dem” sulmoi një australian rreth të 50-tave në lumin Swan. Ai u tërhoq nga uji nga dëshmitarët të cilët u përpoqën të ndalonin gjakderdhjen nga këmba e tij.