Dita Ndërkombëtare e Vajzave, Aurela Gaçe tregon si po i rrit të bijat “kundra rrymës”

Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, disa nga personazhet e njohur kanë zgjedhur të ndryshojnë foton e profilit për këtë ditë, ndërsa disa kanë bërë postime të veçanta. Aurela ka vendosur t’i kushtojë një status realist kësaj dite, të mbështetur në përvojën e saj.

Kjo ditë, është vendosur para pesë vitesh, për të përkrahur vajzat në rrugën e tyre duke ofruar mundësi të barabarta për to, por të gjithë e dimë që Shqipëria është një vend që ka shumë punë për të bërë. Megjithatë është gjithmonë në dorë të nënave të vajzave dhe djemve për të rritur vajza dhe djem që dinë të respektojnë të drejtat e tjetrit dhe të mbrojnë të tyret, pa lejuar që mendësia e shoqërisë të vendosë për jetën e tyre.

Në statusin e Aurelës, çdo nënë do mësonte diçka.

“S’di a ta bej kete urim apo jo…Çfare dmth vajze e forte ketu ne kete shoqerine tone? Ku vete gruaja gjykon nje tjeter grua nese ajo eshte e forte e vendosur, ben ate qe I pelqen pa marre e kerkuar aprovimin e te tjereve. Per te mos folur per gjinine tjeter ë. Nuk po shkoj hiç andej. Po fokusohem vetem ne gjinine femerore meqe qenkerka dita e vajzave te forta. Mbase grate nuk gjykojne por thjeshte aq dine. Kane krijuar ne koken e tyre nje steriotip se si duhet te jete vajza dhe automatikisht kthehen ne armiket e para te “vajzes ndryshe nga ato” . Psh. Vajzes time i pelqejne makinat, ninxhat ….dhe qe kaq e vogel sa eshte , asaj, shoqeria jone i ka treguar se e ka gabim. Se vetem çunat duhet ti pelqejne keto gjera. Se gocat luajne vetem me princesha. Emm pergjigjen e kane marre turinjve nga mami , pa merak. Por ajo qe une kam bere, perveç flakerimes turinjve kundrejt injorances, I kam treguar femijes tim te luaje me cfare asaj i pelqen, te veshe cfare ajo do, se eshte ok te luaje me makina e te gjuaje top e te luaje me ninxha sepse keto jane per çunat dhe per vajzat e forta. Ajo eshte kaq e vogel e qe tani Ne, I fusim ne koke gjera qe neser mund ta demtojne.

Une si prind i saj ia dola duke bere çfare ndjeja vete… edhe pse shoqeria jone me tregonte se duhej te isha pak me ndryshe per te qene ok me mendësine e tyre …e di qe kam pune perpara, sepse ia dola vete por e di qe perdite femija do te shoqerohet nga te njejtat shprehje…do t’u mesoj vajzave te mia qe nese dikush u tregon se si duhet te jene, te vazhdojne te jene vetja e ta duan veten me gjithçka. Se do te kete me te mira se ato, por si ato, JO. E nese ata-ato nuk do te marrin vesh me te mire, do t’u mesoj te pergjigjen si mami i vet. E kuptoni vete…thjeshte te vazhdojne te jetojne siç ja u do shpirti ( plus edhe ndonje te sharë nese e meritojne). Gezuar diten, vajza te forta”.

Vajzat e forta rrisin vajza të lira dhe e zgjedhin ato, do jenë të forta apo të buta, e rëndësishme është të mos jenë vajzat që shoqëria ka dashur që të jenë ku nuk ka më asgjë nga ajo që ato vetë kanë dashur dhe kanë qenë të zonjat për të qenë.

Share With:
Translate »
910 Views