Ditëlindja e ëmbël e mami Aurelës

Aurela Hoxha feston sot ditën e lindjes dhe surprizën e parë e ka ndarë me ndjekësit. Një tufë e madhe me trëndafila të kuq, që me shumë gjasa i ka marrë nga partneri i saj në Spanjë ku edhe jeton.

Megjithëse për djalin që i ka marrë zemrën nuk dimë shumë, Aurela na tregoi se është shumë romantik. Më vonë nuk ka munguar as një foto me tortë e qirinj para vetes.

Prej muajsh modelja ka qenë e përfolur në media për një shtatzëni të mundshme, dyshime që po shtohen edhe më tepër pasi së fundmi Aurela nuk ka postuar asnjë foto të vetën ku barku nuk është i mbuluar me bluza të gjera, ose nuk duket fare.

Share With:
Translate »
452 Views