Hailey e quan veten “qesharake” para se të bënte këtë ndryshim në pamjen e saj kur ishte ende fëmijë

Martesa me Justin Bieber e ka kthyer Hailey-n në një ndër modelet më të ndjekura e të komentuara në mbarë botën.

Nëse dikur ndihej e pasigurt dhe “e padukshme” para shoqeve të saj VIP, Hailey ka treguar gjatë intervistave se tashmë është në qendër të vëmendjes dhe ka fituar më shumë besim tek vetja.

Bukuroshja bjonde është përpjekur t’i qëndrojë pamjes natyrale me kalimin e viteve, ndaj edhe ndryshimet që ajo ka bërë janë të vogla.

Së fundmi, Hailey ka rikujtuar se një ndër ndryshimet e pamjes së saj janë dhëmbët. Hailey dikur ka vendosur tela për të drejtuar dhëmbët e saj dhe veten para tyre e quan “qesharake”.

Në InstaStory, ajo ndau një foto të vjetër krahas së cilës shkroi:

“Unë para telave jam shumë qesharake”

Share With:
Translate »
269 Views