Djali autik këndon e kërcen me këta 3 personazhe të njohur shqiptarë

Një histori emocionuese është transmetuar këtë të premte në emisionin “Oktapod”, në Vizion Plus. Bëhet fjalë për Rexhin një djalë 7-vjeçar, i cili vuan nga autizmi.

Nëna e tij shprehet se deri në moshën 2-vjeçare ai fliste, pastaj nga progres u kthye në regres e gjitha. Ajo ia vë fajin vaksinës, si shkaktare të autizmit të djalit.

Pas moshës 2-vjeçare djali nuk fliste më. Në moshën 4 vjeç e gjysëm, ai ndjek Fatmira Breçanin të ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, dhe prej atij momenti ai nuk i është ndarë më emisionit.

E ëma e vogëlushit shprehet se djali i vogël ka filluar të flasë duke parë këtë emisionin dhe pikërisht duke parë në youtube “Turin dhe Fatmira Breçanin”.

Për nënën ky ishte një moment emocionues dhe i lumtur, dhe prej këtij momenti ajo nuk është ndalur së ndjekuri ëndrrat e djalit.

Ajo nuk kërkon lëmoshe, nuk kërkon ndihmë, sepse si nënë e shtatë fëmijëve, ajo di si t’i përballojë vështirësitë. E më të vështirë për të e bën, mospasja e bashkëshoritit, i cili ka humbur jetën përpara 5 vitesh.

Rexhi i vogël ka tre personazhet e tij të preferuar që janë Noizy, Fatmira Breçani dhe Turjan Hyska.

Në emision, sapo u vendos në sfond kënga e Fatmira Breçanit, ai filloi të qeshë dhe të duartrokasë. Po ashtu një moment tjetër emocionues ishte kur ai filloi të këndojë këngën e Noizyt. 

Share With:
Translate »
906 Views