Prindërit e alkolizuar e dhunojnë, adoleshentja denoncon online

Një vajzë adoleshente thotë se ajo është vazhdimisht e dhunuar nga prindërit e saj. Për ta bërë publik këtë pretendim, 18-vjeçarja, sipas një raportimi të faqes Jetaoshqef, ka dërguar tek ta imazhet që shikoni përbri këtij lajmi.

Me këto pamje, vajza sugjeron se është rrahur sistematikisht nga prindërit e saj dhe se ka shenja dhune fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Adoleshentja thotë, gjithnjë sipas raportit të publikuar, se çdo natë dhunohet në mënyrë kafshërore nga të dy prindërit e saj, nëna dhe babai, të cilët janë që të dy të alkoolizuar.

Vajza thotë se punon çdo ditë që të fitojë para të cilat më pas i dorëzon në shtëpi te prindërit.

Kjo nuk mjafton për ta, sepse në darkë, në vend të dashurisë i japin dajakun.

Vajza thotë se nuk ka bërë denoncim në polici pasi ka frikë sepse prindërit e kërcënojnë.

Në mesazhin që ajo ka dërguar i quan prindërit “kafshë” duke theksuar se ia kanë kthyer jetën në makth pasi janë të alkoolizuar dhe e rrahin përnatë. “Jam nj vajz 18 vjec nga vlora qe dhunohem nga kafshet sps prinder me falni por nuk mund ti quaj… Ata jan te alkolizuar dhe cdo nat esht makth per mua…”

Adoleshentja shton: “Ju nuk e dini cdo t thot dhimbje ama me besoni un e perjetoj dhe nuk ja uroj askujt… Kam nj enderr shkollimin por kjo gj esht e pamundur pasi leket q punoj un i harxhojn ata duke konsumuar pije alkolike… I lutem Zotit cdo nat qe nje der e re dhe plot shpres t hapet… Ja pra njerez kjo ndodh ktu ne kte vend sketere Shqipri”, – përfundon mesazhi. 

Share With:
Translate »
775 Views